Ndërlidhjet

Migranti i shqelmuar nga gazetarja hungareze nis jetën e re në Spanjë


Pamje nga çasti kur kameramanja hungareze shqelmon migrantin nga Siria, 8 shtator 2015
Pamje nga çasti kur kameramanja hungareze shqelmon migrantin nga Siria, 8 shtator 2015

Migranti nga Siria, i cili ishte shqelmuar nga një kameramane në kufirin e Hungarisë teksa mbante në duar fëmijën 7 vjeçar, do të fillojë një jetë të re në Spanjë.

BBC njofton se Osama Abdul Mohsen, i cili u rrëzua për tokë nga kameramanja hungareze Petra Laszlo, do të punojë si trajner futbolli në një shkollë sporti afër Madridit.

Këtë profesion kishet pasur edhe në Siri.

“E ardhmja duket e mirë për tim bir në Spanjë”, i ka thënë Mohsen gazetës spanjole El Mundo.

Veprimet e kameramanes hungareze shkaktuan reagime të ashpra. Kanali televiziv në internet N1TV për të clin punonte ajo e ka pushuar nga puna, kurse ditë më vonë ajo vetë kishte kërkuar ndjesë.

XS
SM
MD
LG