Ndërlidhjet

Migrantët thyejnë kordonin e policisë në Tovarnik


Tovarnik.

Tovarnik.

Turma të migrantëve, duke kaluar nga kufiri me Serbinë, kanë thyer kordonin e policisë në qytetin Tovarnik, në Kroaci, raporton BBC.

Kroacia po ballafaqohet me 6000 migrantë të cilët kanë arritur, që nga dje në mëngjes, pasi Hungari ka mbyllur kufirin e saj me Serbinë.

Zyrtarë të Kroacisë, kanë thënë se migrantët duhet të aplikojnë fillimisht për azil, sepse ndryshe do të trajtohen si migrantë ilegalë.

Vendet e BE-së, pritet të mbajnë një samit urgjentë javën tjetër për të diskutuar krizën.

Njësitë speciale të policisë kroate kanë zbarkuar në Tovarnik, në kufirin me Serbinë, në përpjekje për të kontrolluar turmën në rritje të migrantëve nga Lindja e Mesme.

Rreth 100 pjesëtarë të njësive speciale po tentojnë të mbajnë rend në radhët e gjata pata kufirit dhe të pengojnë kalimin e paligjshëm të kufirit

XS
SM
MD
LG