Ndërlidhjet

logo-print

Evakuim masiv në Kili pas tërmetit


Santiago, Kili 17 shtator 2015.

Santiago, Kili 17 shtator 2015.

Një milion njerëz janë evakuuar në Kili, pasi një tërmet i fuqishëm ka goditur rajonin qendror të vendit.

Së paku pesë njerëz kanë humbur jetën.

“Ky tërmet ka qenë 8.4 shkallë të Richterit, me epiqendër 46 kilometra në perëndim të qytetit Canela Baja, dhe ka prekur një pjesë të konsiderueshme të vendit”, ka thënë presidentja e Kilit, Michelle Bachelet, në një adresim televiziv nga Santiago.

Alarm për cunami është lëshuar për gjithë bregdetin kilian, por më vonë është hequr.

Një tërmet në vitin 2010, që ka goditur Kilin, është pasuar me cunami dhe ka shkaktuar vdekjen e rreth 500 personave.

XS
SM
MD
LG