Ndërlidhjet

logo-print

Demokratët arrijnë të mbrojnë marrëveshjen me Iranin


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Demokratët në Senatin e Shteteve të Bashkuara, për të tretën herë, kanë bllokuar një rezolutë të republikanëve që synon shkatërrimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Republikanëve u janë dashur 60 vota në Senatin 100-anëtarësh për të avancuar masën e tyre, por votimi ka qenë 56-42.

Të gjithë, pos katër demokratëve të presidentit Barack Obama, kanë mbështetur marrëveshjen bërthamore, e cila është arritur në muajin korrik.

Marrëveshja parasheh heqjen e sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit, në këmbim të kufizimit të aktivitetit bërthamor të Republikës Islamike.

Udhëheqësi i pakicës në Senat, Harry Reid, ka thënë se votimi i së enjtes “ka qenë humbje kohe për Senatin”.

Megjithatë, ky votim mund të mos jetë fjala e fundit e Kongresit.

Kryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, e ka ruajtuar mundësinë e marrjes së masave ligjore për të bllokuar marrëveshjen.

XS
SM
MD
LG