Ndërlidhjet

Suspendohet sekretari i përgjithshëm i FIFA-s


Jerome Valcke

Jerome Valcke

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Botërore të Futbollit, Jerome Valcke, është liruar nga të gjitha detyrat deri në njoftimin e radhës.

Në një deklaratë të FIFA-s thuhet se “ajo është në dijeni për një sërë akuzash që përfshijnë edhe sekretarin e përgjithshëm”.

Disa media kanë raportuar se Valcke, 54 vjeç, ka qenë i përfshirë në një skemë për shitjen e biletave për Kupën e Botës sipër vlerës së tyre.

Valcke, i cili ka pasur rolin e tij në FIFA qysh më 2007, ka thënë se akuzat janë “të fabrikuara”.

FIFA ka qenë e përfshirë nga akuzat për korrupsion qysh në muajin maj, kur policia zvicerane ka bastisur një hotel në Cyrih, duke arrestuar shtatë zyrtarë të lartë të federatës së futbollit.

XS
SM
MD
LG