Ndërlidhjet

Talibanët sulmojnë bazën ajrore në Peshauar


Peshauar, Pakistan, 18 shtator 2015.

Peshauar, Pakistan, 18 shtator 2015.

Militantët në Pakistan kanë sulmuar një bazë të forcës ajrore, në rrethinë të Peshauarit, duke nxitur shkëmbim zjarri.

Ushtria ka thënë se së paku tetë sulmues janë vrarë.

Sulmi në bazën Badaber vjen derisa ushtria është duke kryer një operacion masiv kundër militantëve në rajonin fisnor të Vaziristanit Verior, që kufizohet me Afganistanin.

“Tetë nga sulmuesit janë vrarë dhe dhjetë ushtarë janë plagosur në sulm”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë, Asim Saleem Bajwa.

Një zëdhënës i talibanëve pakistanezë, Mohamad Khurasani, ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Peshauari ka qenë shpesh shënjestër e militantëve.

Dhjetorin e kaluar, mbi 150 njerëz, gati të gjithë fëmijë, janë vrarë, pasi talibanët kanë sulmuar një shkollë ushtarake të qytetit.

XS
SM
MD
LG