Ndërlidhjet

Japonia voton për një rol më të madh të ushtrisë


Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Dhoma e Lartë e Parlamentit të Japonisë mban sot votimin final për ligjin, i cili zgjeron rolin e ushtrisë jashtë vendit.

Ligji do t’iu lejojë trupave japoneze të luftojnë jashtë vendit për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Masa, pavarësisht protestave publike, pritet të kalojë, pasi koalicioni qeverisës i kryeministrit Shinzo Abe kontrollon Dhomën e Këshilltarëve.

Kritikët thonë se ligji do të shkelë kushtetuën pacifiste dhe do ta çojë Japoninë në luftëra të panevojshme, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Përkrahësit e masës, që mbështeten edhe nga Uashingtoni, thonë se ajo është thelbësore për mbrojtjen e Japonisë dhe të aleatëve të saj rajonalë dhe se do të lejojë pjesëmarrje më të gjerë në aktivitetet paqeruajtëse në gjithë botën.

XS
SM
MD
LG