Ndërlidhjet

Kuba emëron ambasadorin në SHBA


Ambasada e Kubës në Uashington

Ambasada e Kubës në Uashington

Kuba ka emëruar ambasadorin e saj në Shtetet e Bashkuara, për herë të parë qysh në vitin 1961.

Jose Cabanas është një diplomat veteran, i cili ka drejtuar “seksionin e interesave” të Kubës në Uashington qysh në vitin 2012.

Ai është pritur në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me 15 diplomatë të rinj nga vende të tjera.

Uashingtoni po ashtu pritet të njoftojë se kush do të shërbejë si ambasador i tij në Havana.

Zhvillimet janë pjesë e përmirësimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve.

XS
SM
MD
LG