Ndërlidhjet

Mustafa përgënjeshtron ndikimin në RTK


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj një lajmi, i cili është publikuar në portalet në Prishtinë dhe, sipas të cilit, emërimi i dy personave në pozita editoriale në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) "është bërë në marrëveshje me kryeministrin dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK)".

“Kjo është një e pavërtetë e madhe”, ka thënë Mustafa.

“Përpjekjet për ta lidhur LDK-në dhe mua si kryetar të saj dhe si kryeministër të Kosovës me zhvillime të tilla në RTK, janë tendencioze. As unë, as stafi im dhe askush në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka kërkuar emërimin e asnjë emri të përveçëm në pozita editoriale. Si kryeministër i Kosovës, mbetem i përkushtuar për ta mbështetur depolitizimin e transmetuesit publik dhe shndërrimin e tij në një shërbim cilësor për tërë publikun kosovar”, ka thënë kryeministri Mustafa, përmes një postimi në Facebook.

XS
SM
MD
LG