Ndërlidhjet

Meksika arreston liderin e bandës Guerreros


Fotografitë e studentëve të zhdukur...
Fotografitë e studentëve të zhdukur...

Autoritetet e Meksikës kanë thënë se kanë arrestuar udhëheqësin e një bande, i cili, sipas tyre, ka pasur rolin kyç në zhdukjen e 43 studentëve, vitin e kaluar, në rajonin Guerreo.

Qeveria ka thënë se Gildardo Lopez Astudillo, i njohur si “El Gil”, është lideri i kartelës së drogës Guerreros Unidos.

Dyshohet se ai ka dhënë urdhër për rrëmbimin dhe vrasjen e studentëve.

Deri më tash janë bërë 111 arrestime për zhdukjen e tyre.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Meksikë ka thënë se Guerreros Unidos ka menduar se studentët janë anëtarë të një bande rivale dhe më pastaj i ka vrarë dhe djegur trupat e tyre.

XS
SM
MD
LG