Ndërlidhjet

Trump kritikohet për “retorikë të urrejtjes”


Donald Trump
Donald Trump

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është kritikuar pasi nuk e ka korrigjuar një mbështetës, i cili ka thënë se presidenti Barack Obama është mysliman dhe “madje jo amerikan”.

Komentet janë bërë në një tubim fushate për zotin Trump në Nju Hempshir.

Kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton, ka thënë se dështimi i tij për të dënuar “retorikën e urrejtjes” është “shqetësues dhe gabim”.

Mbështetësi i kandidatit republikan ka thënë po ashtu se SHBA ka një problem që quhet “myslimanë”.

“Këtu kemi kampe trajnimi, ku ata stërvisin për të na vrarë. Kur do t’i heqim qafe”, ka pyetur mbështetësi.

Trump nuk ka sqaruar se Obama është amerikan i krishterë dhe ka thënë se “gjëra të këqija po ndodhin” dhe se ai do t’i adresojë ato.

XS
SM
MD
LG