Ndërlidhjet

Kerry arrin në Londër; Siria në agjendë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Londër për të biseduar rreth krizës në Siri dhe fluksit masiv të migrantëve në Evropë.

Kerry nuk ka bërë ndonjë koment kur ka arritur.

Ai do të takojë homologun e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayad, para se të bisedojë të shtunën me sekretarin e jashtëm britanik, Philip Hammond.

Shtetet e Bashkuara, së bashku me Arabinë Saudite dhe Turqinë, mbështesin kryengritësit që luftojnë kundër regjimit të Bashar al-Assadit në Siri.

Të dielën, Kerry udhëton drejt Gjermanisë, destinacionit kryesor të mijëra migrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afganistani.

XS
SM
MD
LG