Ndërlidhjet

Hungaria ngre gardh edhe në kufi me Kroacinë


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se vendi i tij ka nisur ndërtimin e një gardhi me tela përgjatë kufirit me Kroacinë, për të ndaluar hyrjen e migrantëve.

Orban ka thënë se faza e parë e barrierës 41-kilometërshe do të përfundojë sot.

Duke folur për radion shtetërore, ai ka thënë se ka shpërndarë qindra ushtarë dhe policë në kufi, për të përgatitur gardhin dhe për të mbrojtur kufirin.

Të martën, Hungaria ka mbyllur plotësisht kufirin me Serbinë me një gardh me tela, 4 metra të lartë.

Qysh atëherë, disa migrantë kanë bërë përpjekje të hyjnë nga Serbia në Hungari përmes seksioneve të kufirit me Kroacinë.

Nga Hungaria, ata synojnë të arrijnë në Austri dhe Gjermani.

XS
SM
MD
LG