Ndërlidhjet

Rryma mbyt një migrant në Francë


Ilustrim

Ilustrim

Një burrë është mbytur nga rryma, pranë hyrjes në tunelin Channel në Francë, derisa ka bërë përpjekje të ngjitet në majen e një treni, për të udhëtuar drejt Anglisë.

“Personi ka vdekur pasi është goditur nga rryma, derisa ka tentuar të ngjitet mbi një vagon mallrash”, ka thënë një zëdhënës i autoriteteve lokale në veri të Francës, raporton AFP.

Viktima, që besohet se është nga Siria, është gjetur pa shenja jete para mesnatës së të enjtës.

Zyrtarët thonë se kjo është vdekja e dhjetë pranë tunelit, qysh në fund të qershorit.

Tuneli prej 50.5 kilometrash lidh Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.

XS
SM
MD
LG