Ndërlidhjet

Opozita në Kosovë, me peticion kundër marrëveshjeve me Serbinë


Prishtinë, foto nga arkivi
Prishtinë, foto nga arkivi

Në Kosovë, partitë politike në opozitë kanë nisur nga dita e sotme me nënshkrimin e një peticioni nga qytetarët e Kosovës, në shenjë kundërshtimi me marrëveshjet e arritura në dialogun Kosovë - Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Dialogu zhvillohet në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Peticioni ka nisur të nënshkruhet në Prishtinë dhe fillimisht firmat e tyre i kanë vënë liderët opozitarë, Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetari i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj.

Sipas opozitës, përmes peticionit, qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre kundër marrëveshjeve të arritura në Bruksel, sidomos asaj për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Këtë Asociacion, opozita e sheh si hap që çon në ndarjen e Kosovës.

Nëse peticioni arrin të mbledhë 30 mijë nënshkrime, çështja e marrëveshjeve mund të shtrohet për debat në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, peticioni nuk ka fuqi juridike për të ndryshuar në Kuvend ndonjë vendim të miratuar.

XS
SM
MD
LG