Ndërlidhjet

Rusia nuk e përjashton dërgimin e trupave në Siri


Siri

Siri

Kremlini ka thënë se Rusia do të konsiderojë dërgimin e trupave në Siri, nëse Damasku bën një kërkesë të tillë.

Zëdhënësi Dmitry Peskov ka thënë se nëse kërkesa bëhet, “ajo do të diskutohet dhe merret në konsiderim”, por ka theksuar se kjo çështje është thjesht hipotetike në këtë fazë.

Të enjten, Rusia u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre që të angazhohen me Qeverinë e Sirisë si “partner” në luftën kundër grupit ekstremist të Shtetit Islamik (IS).

Ministri i Jashtëm sirian, Walid al-Moallem, ka hedhur poshtë ratortet se trupat ruse luftojnë në Siri, por ka thënë se Siria nuk do të hezitojë të kërkojë ndihmë nga Rusia nëse është e nevojshme.

XS
SM
MD
LG