Ndërlidhjet

Turisti në Taj Mahal vdes pas fotos selfie


Taj Mahal

Taj Mahal

Një turist japonez ka vdekur pasi dyshohet se ka rrëshqitur poshtë shkallëve të monumentit të Indisë, Taj Mahal.

Dëshmitarët i kanë thënë BBC-së se turisti është rrëzuar derisa ka qenë duke bërë një fotografi ‘selfie’ në Portën Mbretërore.

Policia ka thënë se ai ka humbur vetëdijen menjëherë pasi ka rënë dhe se është dërguar në spital me plagë në kokë.

Ambasada japoneze është informuar për incidentin dhe kanë nisur hetimet.

Taj Mahal, mauzolë e shekullit 17 në qytetin Agra, tërheq rreth 12,000 vizitorë në ditë.

XS
SM
MD
LG