Ndërlidhjet

logo-print

Talibanët vrasin 17 veta në Peshauar


Peshauar, Pakistan, 18 shtator 2015.

Peshauar, Pakistan, 18 shtator 2015.

Militantët talibanë kanë vrarë së paku 17 persona pasi kanë sulmuar një bazë të forcës ajrore në Peshauar të Pakistanit.

Persona të armatosur, të veshur me uniforma të policisë, kanë sulmuar bazën ajrore Badaber, mëngjesin e sotëm, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë, Asim Bajwa.

Gjashtëmbëdhjetë veta janë vrarë gjatë lutjeve të mëngjesit në një xhami brenda kompleksit, ndërsa viktima tjetër ka qenë oficer ushtarak.

Forcat e sigurisë kanë reaguar dhe kanë thënë se kanë vrarë 13 militantë.

Peshauari ka qenë shpesh shënjestër e militantëve.

Dhjetorin e kaluar, mbi 150 njerëz, gati të gjithë fëmijë, janë vrarë, pasi talibanët kanë sulmuar një shkollë ushtarake të qytetit.

XS
SM
MD
LG