Ndërlidhjet

logo-print

Rusia kërcënon Poloninë për heroin e saj kombëtar


Pieniezno, Poloni

Pieniezno, Poloni

Rusia ka kërcënuar Poloninë me “pasojat më të rënda” për shkak të heqjes së një monumenti të një gjenerali sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.

Heqja e memorialit të gjeneralit Ivan Chernyakhovsky ka nisur më 17 shtator, në veri të qytetit Pieniezno, ku gjenerali ka vdekur nga plagët në vitin 1945.

Autoritetet lokale kanë thënë se ai simbolizonte ngecjen e komunizmit në Poloni.

Për Rusinë, Chernyakhovsky është hero kombëtar.

Ambasada e Rusisë në Varshavë ka lëshuar sot një deklaratë, duke thënë se Rusia “e ka paralajmëruar palën polake disa herë” se heqja e monumenteve të tilla “nuk kalon pa pasojat më serioze”.

XS
SM
MD
LG