Ndërlidhjet

Për 5 muaj, gjysmë milioni fëmijë ikin nga Boko Harami


Ilustrim
Ilustrim

Gjysmë milioni fëmijë janë zhvendosur nga sulmet e grupit islamist Boko Haram, gjatë pesë muajve të fundit.

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka thënë se numri total i fëmijëve të zhvendosur në Nigeri dhe vendet fqinje arrin në 1.4 milion.

Dhjetëra-mijëra vujanë nga kequshqyerja dhe disa prej kampeve të tyre janë prekur nga kolera.

“Vetëm në veri të Nigerisë, afro 1.2 milion fëmijë – më shumë se gjysma prej tyre nën pesë vjeç – janë detyruar të lënë shtëpitë”, ka thënë UNICEF-i përmes një deklarate.

Rreth 265,000 fëmijë të tjerë janë zhvendosur nga Kameruni, Çadi dhe Nigeri.

XS
SM
MD
LG