Ndërlidhjet

UEFA shqyrton anëtarësimin e plotë të Kosovës në mars 2016


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Qëllimi i Kosovës, që të bëhet anëtare e plotë e UEFA-s, ka avancuar edhe një hap përpara. Komitetit ekzekutiv i UEFA-s, është pajtuar që aplikimi zyrtarë i Kosovës për anëtarësim, do të jetë në agjendën e kongresit të UEFA-s, në takimin e radhës.

Nëse aplikimi i Kosovës pranohem, në mbledhjen e radhës së udhëheqjes së futbollit Evropian, që do të mbahet në Budapest, në mars të 2016, atëherë Kosova do të bëhet anëtarja e 55-të e saj.

Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino, ka konfirmuar se kërkesa e Kosovës, për anëtarësim do të jetë në takimin e sotëm, pas përfundimi të takimit të komitetit ekzekutiv, i mbajtur në Malta.

Anëtarësimi i plotë i Kosovës në UEFA, do t'i ndihmonte Kosovës që të bëhej anëtare e plotë edhe në FIFA, në takimin e radhës e cila do të mbahet në Mexico City, në maj të 2016.

Serbia ka provuar që përmes gjykatave, ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare, përfshi edhe në FIFA, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 2008.

XS
SM
MD
LG