Ndërlidhjet

Zyrtarë të mbrojtjes amerikane dhe ruse diskutojnë për militantët e grupit të Shtetit Islamik


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.

Shefat e mbrojtjes së Amerikës dhe Rusisë kanë folur rreth luftës në Siri, ku ngritja e një baze ushtarake ruse atje, ka rritur mundësitë e një koordinimi në luftë kundër militantëve të grupit të Shtetit Islamik.

Pentagoni ka treguar se biseda telefonike mes Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Ash Carter dhe Ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka zgjatur 50 minuta.

Kjo është hera e parë që kur sekretari Carter flet me homologun e tij rus, brenda një viti, që nga aneksimi i Krimesë në Ukrainë, nga ana e Rusisë.

Sekretari i shtetit John Kerry ka thënë sot në Londër se, presidenti Barak Obama beson se bisedat mes zyrtarëve ushtarakë të të dyja vendeve janë “një hap i rëndësishëm.”

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Washingtoni është i hapur për biseda “taktike dhe praktike” me Moskën, për të bashkëpunuar kundër militantëve të Shtetit Islamik, në Siri.

XS
SM
MD
LG