Ndërlidhjet

logo-print

Opozita me mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Ponta


Kryeministri Viktor Ponta.

Kryeministri Viktor Ponta.

Kryetarja e partisë kryesore, opozitare, Alina Gorghiu në Rumani, ka thënë se do të dorëzojë një mocion mosbesimi, kundër kryeministrit Viktor Ponta.

Kryeministri Ponta aktualisht akuzohet për korrupsion, përfshi evazion fiskale dhe shpëlarje të parave.

Ai është kryeministri i parë ndaj të cilit, prokuroria ka ngritur akuza dhe ka ngrirë pasurinë e tij.

Ponta ka refuzuar të gjitha akuzat ndaj tij.

“Rumania duket se është vend që toleron korrupsionin,” ka thënë Alina Gorghiu.

Ajo ka thënë se partia e saj do të plotësojë mocionin sepse Ponta refuzon të jap dorëheqje dhe ai vazhdon të ketë mbështetjen e partisë në pushtet.

Mocioni do të plotësohet të hënën dhe do të debatohet më 29 shtator.

XS
SM
MD
LG