Ndërlidhjet

Lirohet presidenti Michel Kafando në Burkina Faso


Presidenti i Burkina Fasos, Michel Kafando.
Presidenti i Burkina Fasos, Michel Kafando.

Është liruar presidenti i Burkina Fasos, Michel Kafando kanë konfirmuar udhëheqësit e ri, të juntës, të cilët dje me forcë kanë marr pushtetin, raporton BBC.

Megjithatë kryeministri Isaac Zida vazhdon të mbetet në arrest shtëpiak.
Liderët e kapos së krimit, janë pajtuar për një “dialog në parim”, pas ardhjes së dy liderëve të Afrikës perëndimore, në cilësinë e ndërmjetësuesve.

Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Unioni Afrikan, kanë dënuar rrëmbimin me dhunë të pushtetit, në ish koloninë franceze.

Së paku tre persona kanë vdekur gjatë trazirave, pas emërimit të një aleati të ish presidentit Blaise Compaore , për lider të vendit.

Ndërkohë që Michel Kafando, ka shërbyer në pozitën e presidentit vetëm për një periudhë transitore.

XS
SM
MD
LG