Ndërlidhjet

Apple dhuron ndihma për migrantët


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Korporata Apple është duke ndihmuar me mijëra migrantë që po largohen nga vatrat e luftës, drejtë Evropës ka thënë drejtori ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook.

Ai këtë lajm e ka komunikuar edhe tek punëtorët e tij, përmes një mesazhi intern, raporton Reuters.

Cook ka shkruar në intranet se Macbook dhe iPhone do të dhurojnë një "shumë të konsiderueshme”, agjencive humanitare, që po merren me trajtimin e migrantëve.

Kjo kompani u ka mundësuar edhe klientëve të saj, opsionin për të dhuruar ndihma tek Kyqi i Kuq, përmes platformave App Store dhe iTunes Store.

Deri sa Evropa po ballafaqohet me krizën më të madhe të migrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore, shumë kompani të teknologjisë së lartë, kanë bërë thirrje për ndihma humanitare.

XS
SM
MD
LG