Ndërlidhjet

SHBA, Rusi: Bisedime derisa Moska dërgon aeroplanë luftarakë në Siri


Një aeroplan rus për të cilin është thënë se ka dërguar ndihmë humantiare në Siri
Një aeroplan rus për të cilin është thënë se ka dërguar ndihmë humantiare në Siri

Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia ka dërguar aeroplanë luftarakë në Siri, në kuadër të rritjes së forcës së saj ushtarake në këtë vend, duke i shtuar shqetësimet në Uashington për invovlimin direkt potencial të Moskës në luftën civile në Siri.

Zyrtarët i kanë thënë dje agjencisë Reuters dhe gazetës The Wall Street Journal, se Rusia i ka vendosur së paku katër aeroplanë luftarakë taktikë në një fushë ajrore në portin mesdhetar Latakia në Siri, që është bazë e fuqishme e regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Raporte të tjera thonë se Rusia i ka dërguar së paku katër helikopterë sulmues dhe disa helikopterë trasportues në këtë bazë, gjatë 24 orëve të kaluara, duke e forcuar vendosjen e mëparshme të helikopterëve rusë prej 4 shtatorit.

Tri anije sulmuese amfibe të marinës së Rusisë, po ashtu, kanë kaluar nëpër Ngushticën e Bosforit nga Deti i Zi në Detin Mesdhe, gjatë ditëve të fundit.

Këto raporte u paraqitën të njejtën ditë kur ministrat e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë biseduar për situatën në Siri me telefon, për të parën herë në më tepër se një vit.

XS
SM
MD
LG