Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Obama e nominon homoseksualin për sekretar të ushtrisë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha mbrëmë se do ta nominoj zyrtarin e lartë të Pentagonit, Eric Fanning, në postin e sekretarit të armatës.

Nëse konfirmohet nga Senati amerikan, zoti Fanning do të jetë lideri i parë homoseksual, që këtë e pranon haptas, në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.

Prej muajit qershor, ai ishte ushtrues i detyrës së nënsekretarit të ushtrisë.

Ai ka shërbyer si ndihmës special i sekretarit amerikan të mbrojtjes, Ashton Carter, dhe ka mbajtur poste të larta në Forcën Ajrore.

Kur Fanning kishte filluar të punoj në Pentagon, në ushtrinë amerikane ishte i ndaluar shërbimi i homoseksualëve sipas politikës së njohur, “mos pyet, mos trego”.

Kjo politikë është tërhequr nga presidenti, Barack Obama, në dhjetor të vitit 2010.

XS
SM
MD
LG