Ndërlidhjet

logo-print

Austri: Nga Hungaria arritën mijëra migrantë


Ilustrim i udhëtimit të migrantëve në Evropë

Ilustrim i udhëtimit të migrantëve në Evropë

Policia e Austrisë ka raportuar sot se 6,700 migrantë nga Hungaria kanë hyrë prej mesnatës, derisa në Bashkimin Evropian po mbretëron një mosmarrëveshje lidhur me migrimin më të madh në disa dekada për në perëndim.

Ky zhvillim ndodhi derisa mijëra imigrantë, shumica pa ujë dhe ushqim, ishin bllokuar në pjesën juglindore të Evropës, në disa raste edhe për disa ditë, pasi shtetet kanë filluar të ngrisin barriera për ta penguar kalimin e tyre në pjesën perëndimore të Evropës.

Së pari rruga e emigrantëve ishte bllokuar nga Hungaria, e cila e ka mbyllur kufirin e saj me Serbinë, me barrierë me tela gjemborë dhe me masa të tjera të ashpra ligjore.

Kjo ka shkaktuar një fluks të më tepër se 15 mijë njerëzve, që kanë hyrë në Kroaci, brenda tri ditësh. Kroacia tha se nuk mund ta përballoj një numër kaq të madh të refugjatëve dhe ka filluar t’i kthejë ata në kufirin me Hungarinë.

Pas kësaj, Hungaria i ka transportuar migrantët me autobusë dhe trena në kufirin me Austrinë.

Njëherësh, Sllovenia i ka mbyllur kufijtë e saj dhe mbrëmë vonë ka përdorë sprej kundër migrantëve.

XS
SM
MD
LG