Ndërlidhjet

Kerry: Assadi duhet të largohet


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, duhet të largohet, por për kohën e largimit të tij duhet të vendoset nëpërmjet negociatave.

Pas takimit të sotëm në Londër me sekretarin e jashtëm britanik, Philip Hammond, zoti Kerry u ka bërë thirrje Rusisë dhe Iranit për ta përdorë ndikimin e tyre që ta bindin Assadin, që të zhvilloj negociata.

Sipas tij, është urgjente që të ripërtrihen përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes politike për përfundimin e luftës katërvjeçare dhe përkeqësimin e krizës së refugjatëve në Siri.

XS
SM
MD
LG