Ndërlidhjet

Pakistan: Sulme kundër militantëve pas vrasjeve në bazën ajrore


Pamje pas sulmit të sotëm të talibanëve në Badaber
Pamje pas sulmit të sotëm të talibanëve në Badaber

Ushtria e Pakistanit ka ndërmarrë sulme ajrore kundër militantëve të dyshuar afër kufirit me Afganistanin, një ditë pasi talibanët pakistanezë i kanë vrarë 29 vetë, gjatë sulmit kundër një baze ajrore.

Zyrtarët pakistanezë thanë se nga këto sulme të sotme ajrore janë vrarë 16 talibanë të dyshuar në Luginën Tirah, në kufirin ndërmjet Pakistanit dhe Afganistanit.

Ky aksion u bë një ditë pasi nga sulmi i talibanëve pakistanezë në bazën ajrore Badaber, në jug të qytetit Peshavar, janë vrarë 29 njerëz, përfshirë 16 besimtarë myslimanë në një xhami në kompleksin ushtarak.

Policia tha se sot i ka marrë afro 50 banorë lokalë që jetojnë afër bazës ajrore ushtarake të dyshuar se i kanë ndihmuar militantët në organizimin e sulmit.

XS
SM
MD
LG