Ndërlidhjet

NATO: Stoltenberg në vizitën e parë në Ukrainë


Jens Stoltenberg
Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do ta vizitoj për të parën herë Ukrainën, javën e ardhshme, për të biseduar me zyrtarët e lartë dhe për ta filluar një ushtrim të përbashkët, ka njoftuar mbrëmë NATO-ja.

Gjatë vizitës së tij më 21 dhe 22 shtator, ai do të takohet me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, me kryeministrin, Arseniy Yatsenyuk, dhe me zyrtarë të tjerë.

Zoti Stoltenberg do të marrë pjesë edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dhe të Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës.

Ukraina është partnere e rëndësishme e NATO-s, por nuk është anëtare e kësaj aleance, me 28 shtete.

NATO-ja ishte përgjigjur ashpër ndaj krizës në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë, duke e shtuar gatishmërinë e saj dhe duke i dërguar trupat dhe pajisjet në gjashtë vende anëtare lindore ish-komuniste, për t’i evituar shqetësimet e tyre se mund të ndodhë që Moska t’i kaloj kufijtë e tyre.

XS
SM
MD
LG