Ndërlidhjet

Shefi i Agjencisë atomike e viziton Iranin


Yukiya Amano
Yukiya Amano

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB), Yukiya Amano, nesër e viziton Iranin për takime të nivelit të lartë, me qëllim të përshpejtimit të hetimeve të agjencisë për akuzat se Irani në të kaluarën kishte punuar për zhvillimin e armatimit atomik.

Një zëdhënës i ANEB-it tha se takimet e zotit Amano kanë për qëllim “qartësimin e çështjeve aktuale të mbetura”, të lidhura me hetimet e agjencisë.

Diplomatët i kanë thënë agjencisë Associated Press se Amano e kishte planifikuar këtë udhëtim për intervista me shkencëtarët iranianë, të ndërlidhur me eksperimentet e dyshuara dhe për diskutim të inspektimit të planifikuar në kapacitetin bërthamor në Parchin të Iranit.

Irani e ka hedhur poshtë çfarëdo pune për zhvillimin e armatimit atomik.

Më herët këtë muaj, ANEB-i tha se i kishte dërguar Iranit pyetje për “dykuptimësinë” në dokumentet e dorëzuara lidhur me vlerësimet e aktiviteteve të kaluara bërthamore të Iranit.

XS
SM
MD
LG