Ndërlidhjet

logo-print

Greqi: Dhjetëra refugjatë të zhdukur pas fundosjes së anijes


Migrantët duke arritur në ishullin Lesbos në Greqi

Migrantët duke arritur në ishullin Lesbos në Greqi

Dhjetëra migrantë konsiderohen të zhdukur nga fundosja e anijes së tyre në ujërat e ishullit grek, Lesbos.

Roja bregdetare e Greqisë ka njoftuar sot se ia doli t’i shpëtoj 20 vetë, gjatë një operacioni me helikopter, ndërsa personat që shpëtuan thanë se në anije ishin edhe 26 njerëz të tjerë.

Dje, një vajzë pesëvjeçare nga Siria e ka humbur jetën në përpjekje për ta kaluarkufirin nga Turqia në Greqi, por nuk ka pasur informacione për dhjetëra njerëz të tjerë që ishin në anije me të.

Ky incident përsëri ndodhi në lindje të ishullit Lesbos, ku sivjet është parë fluks i madh i refugjatëve nga vendet e përfshira nga lufta, Siri, Afganistan dhe Irak.

Këtë vit në Greqi kanë arritur më se 300 mijë refugjatë, shumica prej të cilëve kanë kaluar në vendet e tjera evropiane.

XS
SM
MD
LG