Ndërlidhjet

logo-print

Beograd: Ka filluar Parada e Krenarisë


Parada e Krenarisë në Beograd

Parada e Krenarisë në Beograd

Në Beograd sot ka filluar marshi në kuadër të Paradës së Krenarisë së homoseksualëve, që është e dyta me radhë.

Pjesëmarrësit janë nisur para ndërtesës së qeverisë së Serbisë dhe pritet të vazhdojnë nëpër gjithë qytetin.

Në kolonë janë edhe disa ministra të qeverisë së Serbsië dhe një numër i ambasadorëve të jashtëm.

Në Beograd, në prag të kësaj parade, janë ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë, për shkak të dhunës e cila pat shpërthyer në vitin 2010.

Para një viti homoseksualët dhe lezbiet e Serbisë e mbajtën paradën e tyre të parë pa incidente dhe ky zhvillim ishte parë si test i përkushtimit të këtij vendi, që shpreson të integrohet në Bashkimin Evropian, për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve pakicë.

Në paradën e parë të homoseksualëve në Serbi, në mars të vitit 2010, nacionalistët e linjës së fortë i patën sulmuar pjesëmarrësit dhe ishin përleshur me policinë, me ç’rast ishin plagosur 150 vetë.

Kjo kishte ndikuar që autoritetet të mos e lejonin mbajtjen e paradës për tri vitet e ardhshme.

Organizuesit për këtë vit e kanë lavdëruar atë që ata e kanë cilësuar si pritje më të ngrohtë të kësaj ngjarjeje të komunitetit LGBT (Lezbik, homoseksual, biseksual dhe transgjinor).

XS
SM
MD
LG