Ndërlidhjet

logo-print

Beograd: Parada e homoseksualëve përfundoi e qetë


Pamje nga parada e homoseksualëve në Beograd

Pamje nga parada e homoseksualëve në Beograd

Parada e homoseksualëve sot në Beograd ka përfunduar e qetë dhe pa incidente.

Marshimi përfundoi para ndërtesës së Kuvendit të Qytetit të Beogradit, ndërsa para pjesëmarrësve fjalë të mbështetjes kanë shprehur përfaqësuesit e komunitetit LGBT nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Mali i Zi.

Gjatë kësaj parade është mbajtur “një minutë ulurimë” për siç është thënë, kundër padrejtësive që po u bëhen migrantëve.

Parada e komunitetit LGBT (Lezbik, homoseksual, biseksual dhe transgjinor) është mbajtur nën masa të shtuara të policisë, për shkak të dhunës e cila pat shpërthyer në vitin 2010.

Para një viti homoseksualët dhe lezbiet e Serbisë e mbajtën paradën e tyre të parë pa incidente dhe ky zhvillim ishte parë si test i përkushtimit të këtij vendi, që shpreson të integrohet në Bashkimin Evropian, për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve pakicë.

Në paradën e parë të homoseksualëve në Serbi, në mars të vitit 2010, nacionalistët e linjës së fortë i patën sulmuar pjesëmarrësit dhe ishin përleshur me policinë, me ç’rast ishin plagosur 150 vetë.

Kjo kishte ndikuar që autoritetet të mos e lejonin mbajtjen e paradës për tri vitet e ardhshme.

Organizuesit për këtë vit e kanë lavdëruar atë që ata e kanë cilësuar si pritje më të ngrohtë të kësaj ngjarjeje.

XS
SM
MD
LG