Ndërlidhjet

Afganistan: Grupet rivale nuk u pajtuan për liderin e ri taliban


Pamje e një pjese të kryeqytetit Kabul në Afganistan

Pamje e një pjese të kryeqytetit Kabul në Afganistan

Grupet talibane në Afganistan thonë se kjo lëvizje ekstremiste militante mund të ndahet në dy fraksione, meqë ata nuk pajtohen për liderin e ardhshëm, pas vdekjes së themeluesit të talibanëve, Mullah Mohammad Omar.

Këto mospajtime u paraqitën pasi inteligjenca afgane pat njoftuar në muajin gusht se Mullah Omari ishte i vdekur për më tepër se dy vite. Ky njoftim më vonë është konfirmuar edhe nga talibanët.

Disa analistë thonë se ndarja mund t’i shkatërroj bisedimet për paqe ndërmjet talibanëve dhe qeverisë së Afganistanit, që potencialisht mund të krijoj një avantazh për militantët e Shtetit Islamik, që ta zgjerojnë ndikimin e tyre në rajon.

XS
SM
MD
LG