Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Mbështetje për një bazë të re ajrore ruse në Bjellorusi


Pamje e një hapësire në Bjellorusi ku mund të ndërtohet një bazë ajrore ruse

Pamje e një hapësire në Bjellorusi ku mund të ndërtohet një bazë ajrore ruse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka mbështetur krijimin e një baze të re ajrore në Bjellorusi, që është lëvizja më e re e Moskës për, siç thuhet, mbrojtjen e fuqisë së ushtrisë ruse në shtetet e tjera.

Zoti Putin dje tha se është pajtuar me një propozim të qeverisë për nënshkrimin e marrëveshjes për bazë ushtarake ajrore dhe i ka urdhëruar zyrtarët e ministrisë së mbrojtjes dhe asaj të jashtme, për t’i filluar bisedimet për këtë çështje me Bjellorusinë.

Konsiderohet se ky plan nuk do të ballafaqohet me pengesa madhore.

Aktualisht, Rusia i ka dy kapacitete ushtarake në Bjellorusi: një stacion të radarëve dhe një qendër komunikuese të nëndetëseve.

Ky plan është shpallur në kohën e tensioneve në rritje ndërmjet Rusisë dhe perëndimit, lidhur me involvimin e Moskës në luftën civile në Ukrainë dhe vendosjen e ushtarëve dhe armatimit rus në Siri.

Vlerësohet se kjo lëvizje mund të sinjalizoj interesin e Kremlinit për ta mbajtur Bjellorusinë brenda hapësirës së vet gjeopolitike, aq më tepër se udhëheqja në Minsk mund të ndërmarrë hapa të paparashikueshëm.

XS
SM
MD
LG