Ndërlidhjet

Papa e mbajti një meshë në Havanë


Papa Françesk dhe presidenti Castro gjatë një takimi të mëparshëm

Papa Françesk dhe presidenti Castro gjatë një takimi të mëparshëm

Papa Françesk e ka mbajtur sot një meshë me mijëra kubanë në Havanë, në fillim të vizitës së tij historike nëntëditëshe, me ç’rast do t’i vizitoj edhe Shtetet e Bashkuara.

Pasi është pritur mbrëmë nga presidenti i Kubës, Raul Castro, Papa e ka lavdëruar afrimin aktual të raporteve ndërmjet Kubës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Tash për disa muaj, ne jemi dëshmitar të ngjarjes që na mbush me shpresë: procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy popujve, pas viteve të ndarjes”, tha Papa.

Ai, mëtutje, ka kërkuar që liderët e të dy vendeve “ta mbrojnë këtë rrugë si një shembull të pajtimit për gjithë botën”.

Papa Françesk, 78 vjeçar, do të qëndroj tri ditë në Kubë, e pastaj do t’i vizitoj Shtetet e Bashkuara, me ç’rast do të flasë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai do ta udhëheq një shërbim multireligjioz në të ashtuquajturin Ground Zero 9/11, vend që ishte sulmuar nga terroristët në Nju Jork në vitin 2001, ndërsa në Filadelfi do ta mbajnë një meshë.

XS
SM
MD
LG