Ndërlidhjet

Moskë: Tubim i opozitës pas humbjes në zgjedhjet rajonale


Pamje nga protesta e sotme e opozitës në Rusi

Pamje nga protesta e sotme e opozitës në Rusi

Mijëra aktivistë të opozitës së Rusisë dhe mbështetësit e saj janë tubuar në Moskë, pas zgjedhjeve rajonale, në të cilat partia në pushtet ka fituar bindshëm kundër kandidatëve opozitarë.

Këto zgjedhje ishin kritikuar si të manipuluara.

Kjo protestë e sotme, e quajtur me emrin Takimi për Ndryshim të Pushtetit, është mbajtur në qarkun jugor të kryeqytetit të Rusisë, mjaft larg qendrës.

Pjesëmarrësit kanë bartur flamuj të Rusisë dhe simbole të koalicionit opozitar të quajtur Parnas.

Shumë pjesëmarrës kanë pasur edhe shenja që i referoheshin politikanit opozitar, Boris Nemtsov, i cili është varë afër Kremlinit, në muajin shkurt të këtij viti.

Partia Politike, Rusia Unike, që mbështetet nga Kremlini, ka fituar bindshëm në votimet më 13 shtator, ku janë zgjedhur guvernatorët dhe anëtarët e parlamenteve rajonale dhe komunale.

XS
SM
MD
LG