Ndërlidhjet

Rumani: Ndërtohen kampe të përkohshme për refugjatë


Pamje e migrantëve nën qiellin e hapur

Pamje e migrantëve nën qiellin e hapur

Autoritetet e Rumanisë i kanë ndërtuar dy kampe të përkohshme për refugjatë afër kufirit me Serbinë dhe kanë mbajtur ushtrim praktik për të pasur përvojë me valën e mundshme të imigrantëve, ka njoftuar sot Ministria e brendshme.

Shtetet e Evropës juglindore po përballen me dhjetëra mijëra njerëz që po largohen nga luftërat dhe varfëria në Lindje të Mesme, Afrikë dhe Azi, ndërsa shumica prej tyre përpiqet të arrijë në pjesën veriperëndimore të Evropës.

“Megjithqë Rumania nuk po ballafaqohet me presion të migrantëve, këto aksione janë të domosdoshme për testimin e kapaciteteve tona për reagim ndaj dinamikës rajonale”, tha zëvendëskryeministri rumun, Gabriel Oprea, nëpërmjet një kumtese të ministrisë së brendshme të Rumanisë.

Rumania është anëtare e Bashkimit Evropian, por nuk bënë pjesë në zonën Shengen, ku udhëtohet pa pasaportë.

Lumi Danub, po ashtu, vepron si barrierë natyrore dhe deri tash migrantët kanë kërkuar rrugë të tjera për në pjesën perëndimore të Evropës, raporton agjencia Reuters nga Bukureshti.

XS
SM
MD
LG