Ndërlidhjet

logo-print

Opozita në Rusi marsh kundër zgjedhjeve rajonale


Protesta në Moskë.

Protesta në Moskë.

Me mijëra aktivistë të opozitës ruse, kanë marshuar në Moskë, kundër zgjedhjeve rajonale ku besohet se partia në pushtet ka manipuluar me kandidatët e partive opozitare.

Protesta e quajtur “ Takimi për të ndërruar pushtetin” është mbajtur jashtë qendrës së Moskës.

Pjesëmarrësit mbanin flamurin e Rusisë dhe atë të koalicionit të grupit të quajtur Parnas.

Shumë nga ta kanë mbajtur edhe shenja që i referoheshin politikanit opozitar Boris Nemtsov, i vrarë afër Kremlinit, në shkurt.

Partia, Rusia e Bashkuar ka fituar bindshëm zgjedhjet në shumicën e rajoneve.

Disa liderë të opozitës fillimisht kanë besuar për një përfaqësim të drejtë në rajonin Kostroma, për më vonë edhe ata kanë deklaruar se ju është lejuar pjesëmarrja, vetëm nëse pranojnë që partia, Rusia e Bashkuar, të fitojë mbi ta.

XS
SM
MD
LG