Ndërlidhjet

Kerry dhe Steinmeier diskutojnë për migrantët dhe dhunën në Siri


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Ministri i jashtëm gjerman dhe Shtetet e Bashkuara janë dakorduar për shtyrje të përpjekjeve për t'u përballur me krizën e migrantëve, që ka përshirë Evropën dhe përfundimin e luftës në Siri.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry është takuar në Berlin, me homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Steinmeier ka thënë se është “obligim moral e politikë” që të përfundoj dhuna në Siri.

Sekretari Kerry ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë pranuar 70 mijë refugjatë sirianë dhe do t’i pranojnë edhe 15 mijë të tjerë gjatë këtij viti.

Gjermani ka thënë se mund t’i pranojë deri ne një milionë migrantë këtë vit.
Ministri Steinmeier ka thënë se ai e vlerëson komunikimin e sekretarit Kerry me Moskën, për Sirinë.

Ai ka shtuar se edhe Arabia Saudite dhe Irani duhet të angazhohen për zgjidhjen e krizës atje.

XS
SM
MD
LG