Ndërlidhjet

Moldavi: Protestohet me vetura, kundër qeverisë


Protesta me vetura në Moldavi.
Protesta me vetura në Moldavi.

Protestuesit kundër korrupsionit në Moldavi kanë zgjedhur të marshojnë me vetura, në vend të protestës në kryeqytet, në Chisinau.

Me qindra vetura kanë marrë pjesë në marshin me automjete, pasi liderët e opozitës bartën mesazhin e tyre në qyteza dhe fshatra.

Protestat masive kanë filluar më 6 shtator, kur mijëra qytetarë kanë dal në rrugë për të protestuar kundër qeverisë, e cila ka dështuar në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimit të reformave.

Pas marshit, protestuesit kanë vendosur 200 tenda në kryeqytet dhe kanë mbajtur protesta, çdo të diele.

Ata po kërkojnë dorëheqjen e presidentit Nicolae Timofti, të disa zyrtarëve dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Qeveria, e cila përkrahet nga vendet perëndimore, ka refuzuar kërkesat e protestuesve, por ka shprehur gatishmërinë për të biseduar me ta rreth reformave, përfshi edhe ato ekonomike.

XS
SM
MD
LG