Ndërlidhjet

Benjamin Netanyahu takohet me Vladimir Putinin


Benjamin Netanyahu.
Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu do të zhvillojë një takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në takim pritet që Netanyahu të shpreh shqetësimin e Izraelit, rreth ndërtimit të bazës ushtarake ruse në bregdetin e Sirisë.

Gazeta “Jerusalem Post” ka raportuar se kryeministri Netanyahu, do të shoqërohet në takim nga shefi i armatës Gadi Eisenkot dhe shefi i inteligjencës ushtarake, Herzl Halevi, për të nënvizuar rëndësinë e kësaj vizite.

Izraeli në vazhdimësi ka shprehur shqetësimin se përfshirja e Rusisë dhe forcave siriane, në luftën kundër militantëve të grupit të Shtetit Islamikë, mund të qojë deri tek ndonjë shkëmbim aksidental me forcat ruse.

Izraeli ka kryer disa sulme kundër militantëve në jug të Sirisë.

Ajo do të sigurohet se grupi islamistë Hezbollah në Liban, nuk është duke u armatosur, siç po e armatosë Rusia, Sirinë.

Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar disa takime me Rusinë, për përfshirjen e saj me ndihmë ushtarake në Siri.

XS
SM
MD
LG