Ndërlidhjet

Kroaci: Greqia ta ndalë dërgimin e migrantëve për në Evropë


Refugjatët në Tovarnik të Kroacisë duke pritur ndonjë tren

Kroacia do të kërkoj që Greqia ta ndalë lëvizjen e migrantëve nga Lindja e Mesme në pjesën tjetër të Evropës, tha sot ministri i brendshëm i Kroacisë, Ranko Ostojiq.

“Fluksi i migrantëve nga Greqia duhet të ndalet”, u tha Ostojiq gazetarëve në kampin Opatovac, afër qytetit lindor Tovarnik, dhe ka paralajmëruar se këtë do ta kërkoj nesër “në takimin e ministrave të brendshëm të vendeve të Bashkimit Evropian”.

“Është absolutisht e papranueshme që Greqia t’i zbrazë kampet e refugjatëve dhe t’i dërgoj njerëzit kah Kroacia, nëpër Maqedoni dhe Serbi”, tha Ranko Ostojiq.

XS
SM
MD
LG