Ndërlidhjet

Gjermani: Kritikë Rusisë për planin e zgjedhjeve të separatistëve


Pamje nga procesi i zgjedhjeve të mëparshme në pjesën lindore të Ukrainës

Pamje nga procesi i zgjedhjeve të mëparshme në pjesën lindore të Ukrainës

Qeveria e Gjermanisë e ka kritikuar Rusinë për mosdistancim nga planet e seperatistëve prorusë, për të mbajtur zgjedhje lokale në pjesën lidnore të Ukrainës, pa konsultime me Kievin.

Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares gjermane, Angela Merkel, tha sot se “është për keqardhje që Rusia deri tash nuk e ka distancuar vetveten nga këto plane”.

Ministria e jashtme gjermane, po ashtu, ka thënë se “pret që Moska ta shfrytzëtoj ndikimin e vet në mëynrë që separatistët t’i anulojnë këto zgjeddhje”.

Këto deklarata u bënë pasi Igor Plotnitsky, lideri i vetëshpallur i territoreve nën kontrollin e separatistëve në rajonin Luhansk në Ukrainë, tha se zgjedhjet lokale në këtë hapësirë do të mbahen më 1 nëntor.

Ministria e jashtme gjermane tha se planet e tilla i sheh me “shqetësim të madh” dhe ato do të jenë shkelje serioze e marrëveshjes pa qësore të Minskut të nënshkurar në muajin shkurt të këtij viti.

Liderët e Ukrainës dhe vendet perëndimore, po ashtu, i kanë kritikuar planet e rajoneve Luhansk dhe Donjeck për të mbajtur zgjedhje.

XS
SM
MD
LG