Ndërlidhjet

ANEB: Janë marrë mostra në një kapacitet ushtarak në Iran


Drejtori i përgjithshëm i ANEB-it, Yukiya Amano
Drejtori i përgjithshëm i ANEB-it, Yukiya Amano

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare Për Energji Bërthamore (ANEB), Yukiya Amano, thotë se janë marrë mostra të ambientit në një kapacitet të ndjeshëm ushtarak në Iran.

Mëtutje ai sot në Teheran ka theksuar se “pala iraniane ka marrë pjesë në këtë proces” në kapacitetin kundërthënës ushtarak në Parchin, afër kryeqytetit.

Sipas tij, ANEB-i ka bërë “progres të rëndësishëm” në hetimin e aktiviteteve nga e kaluara në këtë kapacitet.

Këto mostra do të dërgohen në selinë e agjencisë në Vjenë për analiza, për të gjetur gjurmë eventuale të elemendete atomike, që mund të indikojnë nëse janë bërë eksperimente të eksplodimit të lartë në Parchin.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore e akuzojnë Iranin se ka kryer punë në prodhimin e armatimit atomik.

Irani i ka hedhur poshtë këto akuza dhe thotë se programi i tij atomik shërben në tërësi për qëllime paqësore.

XS
SM
MD
LG