Ndërlidhjet

Greqi: Tsipras thotë se ka marrë mandat të pastër


AlexisTsipras
AlexisTsipras

Lideri i partisë majtiste, Syriza, Alexis Tsipras, tha se partia e tij ka marrë “mandat të pastër” pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme, që u mbajtën dje në Greqi.

Ai, po ashtu, tha se ripërtritja nga kriza financiare do të bëhet vetëm me “punë të madhe”.

Syriza ka fituar 35.5% të votave nga votimet, por kjo nuk mjafton që ta formoj qeverinë.

Zoti Tsipras, tha se do ta formoj koalicionin qeverisës me partinë Grekët e Pavarur, e krahut të djathtë, që ishte partnere e Syrizës para se qeveria të tërhiqej në muajin gusht, me qëllim që të merrte mandat të ri.

Bashkimi Evropian e ka uruar zotin Tsipras për fitoren e partisë së tij në zgjedhje, dhe ka porositur se Greqia “nuk ka kohë për të humbur” në implementimin e reformave.

XS
SM
MD
LG