Ndërlidhjet

Kanali TV në Rusi e falsifikoi praninë e ambasadorit amerikan


Tregimi i Kanalit Ren TV në Rusi për Ambasadorin e SHBA-ve, John Tefft

Tregimi i Kanalit Ren TV në Rusi për Ambasadorin e SHBA-ve, John Tefft

Ambasada e Shteteve të Bashkuara është tallur me një kanal televiziv rus, pasi ai e ka postuar një fotografi të ambadorit amerikan, në një tubim opozitar të sajuar me programin “photoshop”.

Kanali TV Ren pretendoi se ambasadori amerikan, John Tefft, “është dërguar në një tubim opozitar” në Moskë më 20 shtator, duke e paraqitur fotografinë e tij para mediave, ndërsa në prapavijë janë parë protestuesit.

Në faqen zyrtare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në rrjetin Facebook, është theksuar se zoti Tefft “ditën e tij të pushimit e ka kaluar në shtëpi”.

Mëtutje theksohet se fotografia “e falsifikuar” paraqiste ambasadorin në një ngjarje në muajin shkurt, ndërsa protesta ishte vendosur në prapavijë.

Ky kanal televiziv, që është lojal ndaj presidencës së Rusisë, ka kërkuar “falje”, duke thënë se e kishte marrë foton e cila “ishte lansuar nga blogerët”.

XS
SM
MD
LG