Ndërlidhjet

Rusia kërkon aksion pasi predha e goditi ambasadën e saj në Siri


Pamje e Ambasadës së Rusisë në Damask të Sirisë
Pamje e Ambasadës së Rusisë në Damask të Sirisë

Rusia ka kërkuar “aksion konkret” pasi një predhë e ka goditur kompleksin e ambasadës së saj në kryeqytetin Damask në Siri.

Ministria e jashtme ruse tha sot se sulmi me predhë ishte bërë dje në mëngjes nga forcat, që po luftojnë kundër presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Ministria tha se militantët kanë “sponzorë të jashtëm”, që janë përgjegjës për ndikim në aksionet ne tyre.

“Ne po presim pozicion të qartë për këtë akt të terrorit nga të gjithë anëtarët e komunitetit ndërkombëtar”, tha mëtutje kjo ministri, dhe ka shtuar se “ajo që duhet nuk janë vetëm fjalët, por po ashut, aksion konkret”.

Kjo deklaratë u bë në periudhën e shqetësimeve perëndimore për përqendrimin ushtarak rus në Siri.

Moska thotë se synon ta ndihmoj Sirinë, që është aleate për një kohë të gjatë, në luftën e saj kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG